Tentoi të kalojë kufirin me ryshfet – arrestohet një shtetas i Azerbajxhanit në Merdar
Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka ofruar 20 euro në këmbim të lejimit për të kaluar kufirin. “Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Azerbajxhanit, pasi që i njëjti i…

Lajme
Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka ofruar 20 euro në këmbim të lejimit për të kaluar kufirin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Azerbajxhanit, pasi që i njëjti i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor për t’i mundësuar kalimin e kufirit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është cilësuar si “Dhënie ryshfeti”.