Diskutimet për zhbllokim: Fikrim Damka arrin në Presidencë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke vazhduar takimet konsultative me liderët e partive politike, ku tani në takim ka pritur kryetarin e kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka. Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke vazhduar takimet konsultative me liderët e partive politike, ku tani në takim ka pritur kryetarin e kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka.
Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.
Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.
Ndyshe këto takime kanë filluar qysh dje mirëpo nuk është parë ndonjë ndryshim i qëndrimeve. /Lajmi.net/