Peci pas takimit me Osmanin: Çështja ka paqartësi pasi nuk dihet se cili do të jetë veprimi

Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani lidhur me bllokadën në Kuvend, duke thënë se ka paqartësi se çfarë do të ndodh pasi të kalon afati 30 ditor për konstituimin e parlamentit. Peci para mediave ka thënë se kjo çështja nuk është lehtë e parashikueshme se cilat do…

Lajme

03/07/2025 10:07

Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani lidhur me bllokadën në Kuvend, duke thënë se ka paqartësi se çfarë do të ndodh pasi të kalon afati 30 ditor për konstituimin e parlamentit.

Peci para mediave ka thënë se kjo çështja nuk është lehtë e parashikueshme se cilat do të jenë konsekuencat.

“E vërteta është se tash jemi bë të gjithë ekspertë të interpretimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, po them ekspertë në thonjëza, çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi, dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat. Dhe në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe presidentja ti drejtohet Kushtetueses për të qartësuar tutje se çka ka dashtë në momentin kur e ka vendos afatin prej 30 ditës”, tha Peci.

I pari i “Guxo”, theksoi se pozita e kryetarit të kuvendit i takon VV-së,

“Vullneti i qytetarëve ka qenë tepër i qartë, VV dhe partnerët e saj e kanë të garantuar vetëm një pozicion, ai pozicion është kryetari i Kuvendi. Çdo tentativë tjetër është përpjekje me blloku vendin’’, ka deklaruar ai.

Ndryshe mes tjerash ai u ka bërë apel të partitë e ish-opozitës, që, siç ka thënë ai, t’i thërrasin arsyes e mendjes së shëndosh.

‘‘E shfrytëzoj rastin me i bë apel të gjithë partive politike, t’i thirrin arsyes, mendjes së shëndosh edhe të mundësojnë zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit. Për shkak se vetëm kjo është mundësia qysh ne ta kemi një qeveri për 15 ditë, e në rast se ne nuk mundemi, do ti jepet mundësia të tjerëve’’, ka thënë ai. /Lajmi.net/