Zhduket Fadil Muqaj nga rajoni i Pejës, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e Fadil Gjem Muqaj nga rajoni i Pejës, ndërsa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Në njoftim thuhet se Fadil Muqaj është nga Jabllanica e Madhe e Pejës. “Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos…

Lajme

03/07/2025 09:54

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e Fadil Gjem Muqaj nga rajoni i Pejës, ndërsa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Në njoftim thuhet se Fadil Muqaj është nga Jabllanica e Madhe e Pejës.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është: Fadil (Gjem) Muqaj i lindur më 13.08.1967 në fshatin Jabllanicё e madhe-Pejё”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected].