Seanca ndaj Nagip Krasniqit, ish-kryeshefi i KEK-ut paraqitet para trupit gjykues
Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi është paraqitur sot në seancën e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Më 30 dhjetor 2024, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së…

Lajme
Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi është paraqitur sot në seancën e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Më 30 dhjetor 2024, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.
Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.
Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Kujtojmë se Krasniqi tashmë ka një rast tjetër gjyqësor, në cilësinë e të akuzuarit për pozitën e njëjtë si ish-kryeshef i KEK-ut.
Lidhur me aktakuzën e parë Krasniqi nuk kishte pranuar fajësinë, ndërsa rasti është në procedim e sipër./Lajmi.net/