Temperatura të larta edhe sot- kërkohet kujdes ndaj rrezeve UV
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se e enjtja në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.…

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se e enjtja në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
IHK ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.