Bogujevci: Partitë tjera po shkelin Kushtetutën dhe nuk po respektojnë rregulloren
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pas dështimit të seancës akuzoi partitë e tjera duke thënë se janë të vetmit që po shkelin Kushtetutën duke mos votuar për komisionin për votim të fshehtë. Bogujevci, theksoi se është edhe mosrespektim dhe shkelje e rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe deklarimi përveç propozimit të emrit…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pas dështimit të seancës akuzoi partitë e tjera duke thënë se janë të vetmit që po shkelin Kushtetutën duke mos votuar për komisionin për votim të fshehtë.
Bogujevci, theksoi se është edhe mosrespektim dhe shkelje e rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe deklarimi përveç propozimit të emrit të krye kuvendares.
“Të vetmit që janë duke shkelur kushtetutën për momentin janë pjesa e opozitës, për shkak që është tepër e çartë, aktvendimi i gjykatës kushtetuese e dëshmon të njëjtën, ku si deputet je i obliguar të votosh… Përveç asaj është mosrespektim dhe shkelje e rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe deklarimi përveç propozimit të emrit”, tha Bogujevci.
Ajo tha se edhe po të propozohej nga LVV-ja si kryetare e Kuvendit, prapë partitë e tjera nuk do ta votonin edhe pse e kanë propozuar si emër, pasi që ka pasur komente negative për të sa ka qenë nënkryetare e legjislaturës së tetë.