RRGK-ja reagon pas raportimeve se gazetari Valon Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) ka reaguar pas raportimeve të mediave se gazetari Valon Syla ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij. RRGKja dënon ushtrimin e dhunës si dhe mbështet viktimën. Kjo organizatë pret që institucionet të adresojnë këtë rast në përputhje me ligjin dhe viktima të marrë trajtimin dhe mbështetjen e…

Lajme

29/06/2025 13:35

Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) ka reaguar pas raportimeve të mediave se gazetari Valon Syla ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

RRGKja dënon ushtrimin e dhunës si dhe mbështet viktimën.

Kjo organizatë pret që institucionet të adresojnë këtë rast në përputhje me ligjin dhe viktima të marrë trajtimin dhe mbështetjen e duhur gjatë këtij procesi.

“Rrjeti vazhdon të mbetet i hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përmes ofrimit të këshillimit juridik falas dhe referimit te institucionet përkatëse.

Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për raste të dhunës me bazë gjinore, apo nëse njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, thuhet në reagim.