Mbante veshur fanellën e Crvena Zvezdës me simbole nacionaliste – Policia nuk ia falë minutën serbit, e arreston

Serbët po shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila po kremtohet në Gazimestan në periferi të Prishtinës. Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”. Prezanet sot në Gazimestan është edhe Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti i vcili…

Lajme

28/06/2025 12:48

Serbët po shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila po kremtohet në Gazimestan në periferi të Prishtinës.

Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”.

Prezanet sot në Gazimestan është edhe Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti i vcili po përcjellë nga afër çdo zhvillim për këtë manifestim.

Por kjo festë nuk po shënohet pa provokime dhe incidentet nga serbet aty, ku tashmë Policia e Kosovës ka arrestuar dy prej tyre.

Personi i dytë i arrestuar kishte të veshur fanellën e klubit Crvena Zvezda me mbishkrime nacionaliste, ai u shoqëruar menjëherë në Polici./Lajmi.net/