Qeveri pa legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme

Kriza politike po reflektohet edhe në vonesa për integrimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, pasi Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës. Sipas Palokajt, problemi politik është vërtetuar gjatë vizitës së kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, para disa javësh në Prishtinë. “Ajo është takuar…

Lajme

27/06/2025 18:36

Kriza politike po reflektohet edhe në vonesa për integrimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, pasi Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës.

Sipas Palokajt, problemi politik është vërtetuar gjatë vizitës së kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, para disa javësh në Prishtinë.

“Ajo është takuar me liderë të institucioneve të Kosovës, më shumë në cilësinë e përfaqësuesve të partive politike, pasi që janë të vetëdijshëm se në rrethanat ekzistuese nuk mund t’u jepet legjitimet i plotë”.

Në këtë situatë, procesi i dialogut me Serbinë mund të mbetet në vendnumëro, ashtu sikurse synimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi në mungesë të institucioneve kompetente, nuk ka vullnet që Gjykatës Kushtetuese t’i dorëzohet për shqyrtim drafti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – si kusht për anëtarësim.

“Një qeveri e Kosovës, që atëherë [më 2024] ishte shumë stabile, nuk e ka bërë këtë, prandaj është e paimagjinueshme që këtë tash ta bëjë një qeveri në largim”, thotë Palokaj.

Ndërkohë, shoqëria civile e kundërshton bllokadën e krijuar nga partitë politike, dhe në njërin prej aksioneve të fundit, pjesëtarë të saj pyesnin me pankarta në duar: “Deri kur?”./REL