Erërat e forta, KEDS njofton se janë rrëzuar 4 shtylla elektrike vetëm në Viti
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të vendit. KEDS-i tha se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë ku katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt…

Lajme
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të vendit.
KEDS-i tha se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë ku katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti.
“Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”.
“KEDS informon konsumatorët e prekur në këtë rajon se, edhe pse riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e e ditur se janë angazhuar ekipe shtesë me qëllim që t’u rikthehet furnizimi me energji.