Policia merr masa për Vidovdanin: Shmangni provokimet, respektoni udhëzimet tona

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”, i cili pritet të mbahet nesër. Nga Policia është bërë e ditur edhe se, në një takim të mbajtur sot në ambientet e Drejtorisë së…

Lajme

27/06/2025 17:05

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”, i cili pritet të mbahet nesër.

Nga Policia është bërë e ditur edhe se, në një takim të mbajtur sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, janë pasqyruar detaje të planit operacional dhe masat e planifikuar për këtë rast.

‘‘Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm’’, thuhet mes tjerash nga Policia.

Më tej, PK-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët lidhur me bllokimin e përkohshëm apo riorientimit të mundshëm të trafikut.