Nipi i ish-kancelarit gjerman Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës nga gjitha shtetet e BE-së dhe anëtarësimin në KiE
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fjalim të Johannes, nipit të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl. Ai në këtë fjalim të mbajtur në Bundestag, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në KiE. Ajeti përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar atë, derisa fjalimin e ka konsideruar…

Lajme
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fjalim të Johannes, nipit të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl.
Ai në këtë fjalim të mbajtur në Bundestag, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në KiE.
Ajeti përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar atë, derisa fjalimin e ka konsideruar si të jashtëzakonshëm.
“Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundesëehr-it në Kosovë”.
“Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ai.