Dogana kap 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, paratë ishin fshehur në trupin e shoferit dhe pasagjerit

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me policinë kanë arritur që të kapin 55 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vermicë. Paratë në fjalë ishin fshehur në trupin e drejtuesit të automjetit dhe të pasagjerit. Ngjarja u raportua të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë kontrollit të detajuar në…

Lajme

27/06/2025 13:50

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me policinë kanë arritur që të kapin 55 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vermicë.

Paratë në fjalë ishin fshehur në trupin e drejtuesit të automjetit dhe të pasagjerit.

Ngjarja u raportua të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë kontrollit të detajuar në pikën kufitare.

Automjeti ishte selektuar për kontroll të dytë pasi udhëtarët kishin bërë deklarim negativ.

Pas zbulimit të shumës, autoritetet ndërmorën veprimet procedurale, duke konfiskuar 25% të parave, ndërsa pjesa tjetër u ndalua përkohësisht deri në përfundim të hetimeve.

“Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës dhe bart më shumë se 10,000 euro, është i obliguar të deklarojë shumën konform legjislacionit në fuqi. Mosdeklarimi përbën shkelje dhe i nënshtrohet masave ndëshkuese”./Lajmi.net/