“S’mund të ketë pandëshkueshmëri” – Kurti mirëpret marrëveshjen Ukrainë-KiE për Tribunal Special

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special për Krimin e Agresionit. Kurti ka thënë se ky është një moment histroik dhe se Kosova e mirëpret këtë hap të madh përpara për drejtësinë…

Lajme

26/06/2025 12:10

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special për Krimin e Agresionit.

Kurti ka thënë se ky është një moment histroik dhe se Kosova e mirëpret këtë hap të madh përpara për drejtësinë ndërkombëtare.

“Këshilli i Evropës dërgon një mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”, ka shkruar Kurti.