Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruare asnjëra nga partitë politike nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, përfshirë as Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, situata politike aktuale është jo e qartë dhe mungesa e numrave për krijimin e institucioneve e ka vendosur vendin në një ngërç të…

Lajme
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruare asnjëra nga partitë politike nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, përfshirë as Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, situata politike aktuale është jo e qartë dhe mungesa e numrave për krijimin e institucioneve e ka vendosur vendin në një ngërç të thellë.
“Unë nuk besoj që partitë i kanë votat për formimin e Qeverisë. Nuk duket që janë numrat, as i pari nuk i ka. Sepse po t’i kishte numrat për Qeveri, do t’i kishte edhe për Kuvend,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se Partia Liberale Egjiptiane nuk është pengesë në këtë proces dhe nuk ka synuar të bllokojë konstituimin e Kuvendit.
“Nuk jemi ne ata që duam ta pengojmë formimin e Kuvendit,” u shpreh ai për Tëvë1 në emër të subjektit që përfaqëson.
Berisha ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe bashkëpunim ndërpartiak për të dalë nga kjo situatë bllokuese dhe për të funksionalizuar institucionet demokratike të vendit.