Kryeziu: Demokracia funksionon vetëm me transparencë dhe përgjegjësi

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka marrë pjesë sot në një protestë para Kuvendit të Kosovës, bashkë me kolegë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Përmes një postimi, ai tha se protesta kishte për qëllim ngritjen e zërit kundër bllokimit institucional dhe papërgjegjësisë politike që, sipas tij, po e mban shtetin…

Lajme

25/06/2025 15:36

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka marrë pjesë sot në një protestë para Kuvendit të Kosovës, bashkë me kolegë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Përmes një postimi, ai tha se protesta kishte për qëllim ngritjen e zërit kundër bllokimit institucional dhe papërgjegjësisë politike që, sipas tij, po e mban shtetin në pauzë.

“Demokracia funksionon vetëm me transparencë dhe përgjegjësi,” theksoi Kryeziu.