Haxhiu për emrin e kryeparlamentarit: Ndoshta në votim të fshehtë VV-ja do të ketë një qëndrim tjetër

Kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se “ndoshta partia mund të ketë një qëndrim tjetër të votimi i fshehtë”. Këto deklarata ajo i bëri pas dështimit për herë të 37-të që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. “Unë ju lutem, se sa herë të flisni për propozimin e VV-së, ta merrni përgjigjen…

Lajme

25/06/2025 12:04

Kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se “ndoshta partia mund të ketë një qëndrim tjetër të votimi i fshehtë”.

Këto deklarata ajo i bëri pas dështimit për herë të 37-të që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Unë ju lutem, se sa herë të flisni për propozimin e VV-së, ta merrni përgjigjen nga VV. E kemi dhënë propozimin, s’po flasim më për emrin, po flasim për komisionin për votimin e fshehtë, kush e di ndoshta VV-ja do ta ketë një qëndrim tjetër, por njëherë, po flasim për komisionin për votimin e fshehtë. Por, opozita s’po lejon as me shku deri te propozimi i radhës” – ka thënë ajo.

Paraprakisht, ajo fajësoi opozitën për këtë situatë, derisa tha se Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Me mungesën e vullnetit për të konstituuar Kuvendit, opozita po e zgjat mandatin, ju e dini që në mars e kemi mbyllur mandatin, jemi Qeveri në detyrë.

Është e rëndësishme të konstituohet Kuvendi dhe pastaj të fillojnë afatet për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kemi 15 ditë në dispozicion për ta bërë qeverinë, në vend që të kishim një përpjekje edhe nga ana e deputetëve të opozitës, madje kedhë kryetarëve që ta konstituojnë Kuvendit, ata vijnë në Kuvend dhe nuk marrin fare pjesë në votim.

Nuk e di nëse keni pasur rastin t’i pyetni deputetët pse vijnë, shumë e thjeshtë. Nuk ka kuptim të vish prej kur ka filluar propozimi për votim të fshehtë, ata kanë ardhë dhe nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Ne urojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të dalë sa më parë, dhe natyrisht që do ta respektojmë” – tha Haxhiu.