“Opozita po më zgjat mandatin”, Abdixhiku për Kurtin: Po flet pa fije intelegjence, është jolegjitim e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot para mediave pas dështimit të 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka komentuar edhe deklaratën e fundit të Kurtit i cili ka thënë se “opozita po ia zgjat mandatin”. “Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije intelegjence. Si po ja zgjasim…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot para mediave pas dështimit të 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e fundit të Kurtit i cili ka thënë se “opozita po ia zgjat mandatin”.
“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije intelegjence. Si po ja zgjasim mandatin zotit Kurti? Është jolegjitim, pa mandate, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit në të njëjtën kohë”, u shpreh ai.
Kurti dje tha se “opozita po i zgjatë mandatin”.
“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje”, tha Kur