Arifi: Kemi të bëjmë me një krizë institucionale dhe përgjegjëse është LVV – Ky nuk është bllokim nga opozita, por sabotim i shtetit nga Kurti
Analisti politik dhe ish diplomati kosovar, Avni Arifi ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend e cila sipas tij është një “krizë institucionale”. Arifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarimi i Albin Kurtit dhe VV-së se opozita po iu zgjat mandatin e tyre, është mendësi naive dhe e gabuar politikisht. “Kjo krizë…

Lajme
Analisti politik dhe ish diplomati kosovar, Avni Arifi ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend e cila sipas tij është një “krizë institucionale”.
Arifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarimi i Albin Kurtit dhe VV-së se opozita po iu zgjat mandatin e tyre, është mendësi naive dhe e gabuar politikisht.
“Kjo krizë e ka zbuluar Kurtin në esencën e tij: një lider që nuk ndërton institucione, por i shkatërron ato nëse nuk i kontrollon vetë.
• 90 milion të Bankës Botërore rrezikon t’i humb Kosova, dhe 63 milion nga fondi i rritjes nga BE në kohën kur Kosova vazhdon të udhëhiqet nga Kurti dhe për Albulenën dëshmon se ska çmim që duhet të paguaj qytetari i Kosovës
• Vetëvendosje nuk po kërkon konsensus, por kapitullim – ose Albulena, ose bllokim.
• Kushtetuta nuk është e krijuar ne at forme që një parti të marrë peng gjithë shtetin sepse të parit në garë nuk i del llogaria politike”, ka shkruar Arifi.
Ai ka thënë se opozita po tregon integritet duke refuzuar t’i shërbejë projektit të Kurtit për pushtet absolut pa llogaridhënie.
“Çdo ditë që kalon pa institucione vetëm sa e demaskon më shumë Kurtin dhe modelin e tij qeverisës si thellësisht joshtetformues, autokratik dhe destruktiv. Në vend të normalizimit dhe akceptimit të shantazhit politik, është koha që të themi shkurt dhe shqip: Ky nuk është bllokim nga opozita. Ky është sabotim i shtetit nga Kurti”, ka shtuar Arifi mes tjerash. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: