Dështim i 37-të për konstituim të Kuvendit, Çitaku i bënë thirrje Kurtit të reflektoj: Kosova është shumë më e rëndësishme se egoja e tij

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në emër të partisë është deklaruar për media pas dështimit të 37-të për konstituimin e Kuvendit. Çitaku para mediave ka thënë se kjo situatë është e papranueshme por se sipas asaj kjo bllokadë ka ardhur si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së LVV-së dhe Albin Kurtit. “Madje, dëgjojmë edhe deklarime…

Lajme

25/06/2025 11:25

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në emër të partisë është deklaruar për media pas dështimit të 37-të për konstituimin e Kuvendit.

Çitaku para mediave ka thënë se kjo situatë është e papranueshme por se sipas asaj kjo bllokadë ka ardhur si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së LVV-së dhe Albin Kurtit.

“Madje, dëgjojmë edhe deklarime qesharake ku gjoja thuhet se i kanë numrat për Qeveri por nuk i paskan numrat për kryeparlamentaren. Kjo situatë nuk do koment, është papërgjegjësi. I bëjmë thirrje kryetarit të LVV-së të reflektoj. Kosova është shumë më e madhe dhe shumë më e rëndësishme se egoja e tij.”, ka thënë Çitaku sot.

Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar edhe pas seancës së 37-të që është mbajtur sot, ndërsa seanca e radhës mbahet pas 48 orësh, të premtën në ora 11:00. /Lajmi.net/