Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar edhe njëherë për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksnadar Arsenijeviq, tek i cili ditë më parë janë gjetur një sasi e madhe e armëve gjatë bastisjes në Zvecan. Sveçla tha se ai është i dyshuar, transmeton lajmi.net. “Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse.…

Lajme

25/06/2025 11:15

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar edhe njëherë për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksnadar Arsenijeviq, tek i cili ditë më parë janë gjetur një sasi e madhe e armëve gjatë bastisjes në Zvecan.

Sveçla tha se ai është i dyshuar, transmeton lajmi.net.

“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat janë herë janë marrë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari. Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë, por edhe më gjerë. Ai është i dyshuar. Në pronën e tij janë gjetur armë që i takojnë një njësiti terrorist”, tha Sveçla./Lajmi.net/