Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë apel shqiptarëve: Tregoni kujdes dhe qëndroni në kontakt me ambasadat

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, pas zhvillimeve të fundit dhe sulmeve të Iranit në rajon. Në një njoftim zyrtar, Ministria kërkon që…

Lajme

24/06/2025 10:33

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, pas zhvillimeve të fundit dhe sulmeve të Iranit në rajon.

Në një njoftim zyrtar, Ministria kërkon që qytetarët të ndjekin me vëmendje njoftimet e autoriteteve vendase, të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në rajon.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuë[email protected]

Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881