Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka ngatërruar Teheranin me Tiranën. Në një konferencë për shtyp, ndërsa fliste për sulmin amerikan ndaj tre bazave bërthamore iraniane, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se bombarduesit ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian. Megjithatë, zyrtari amerikan shpejt e “kap” gabimin dhe e korrigjon atë.…

Lajme
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka ngatërruar Teheranin me Tiranën.
Në një konferencë për shtyp, ndërsa fliste për sulmin amerikan ndaj tre bazave bërthamore iraniane, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se bombarduesit ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.
Megjithatë, zyrtari amerikan shpejt e “kap” gabimin dhe e korrigjon atë.
SHBA-të kryen një sulm ajror masiv të koordinuar të shtunën në mbrëmje kundër tre objekteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan.
Washingtoni deklaroi se kishte shkatërruar ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi për sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe. Nga ana tjetër, Irani u zotua të hakmerrej.