Islami: Armatimi është gjetur në pronen e Arsenjeviq, armët janë të tij

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas rastit të fundit të gjetjes së armatimit në veri të Kosovës, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të një strategjie të mirëmenduar nga strukturat kriminale dhe shtetërore të Serbisë. Islami, u shpreh se armatimi i gjetur në provat e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq janë të tij . i…

Lajme

23/06/2025 17:45

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas rastit të fundit të gjetjes së armatimit në veri të Kosovës, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të një strategjie të mirëmenduar nga strukturat kriminale dhe shtetërore të Serbisë.

Islami, u shpreh se armatimi i gjetur në provat e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq janë të tij .

i cili, sipas tij, ka vepruar në veri me udhëzime të drejtpërdrejta nga Milan Radoiçiq dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Vetë fakti që ai para disa ditësh kishte kërkuar krijimin e të ashtuquajturave ‘roje të lagjes’ për ‘mbrojtjen’ e qytetarëve, është dëshmi se planet e tij ishin të njëjta me ato të Radoiçiqit dhe të tjerëve. Kjo përbën rrezik serioz për qytetarët dhe për sigurinë e të gjithë vendit,” tha ai.

Duke komentuar pretendimet e Arsenijeviqit, se rasti ndaj tij është i montuar, Islami theksoi se askush nuk është fajtor pa një vendim gjyqësor, por nënvizoi se ai duhet të paraqitet para drejtësisë.

“Pavarësisht deklarimeve të tij, Arsenijeviq duhet të vijë dhe të paraqesë prova dhe fakte para Prokurorisë dhe Gjykatës. Provat e mbledhura do të ballafaqohen në proces gjyqësor. Ai mund të ketë avokat dhe të paraqesë alibi, por vetë fakti që armatimi është gjetur në pronën e tij, dhe ekzistojnë metoda të verifikimit se kur është vendosur, e ngarkon atë me përgjegjësi. Ai duhet të dëshmojë pafajësinë e tij para institucioneve të drejtësisë,” u shpreh eksperti.

Islami e përshkroi Arsenijeviqin si një politikan ekstremist, që sipas tij, përpiqet të fshihet pas parimeve të demokracisë, ndërkohë që ndërmerr veprime të rrezikshme dhe destabilizuese.

“Në vazhdën e vendndodhjes së armatimit të cilat mund të posedojnë vetëm njësitë speciale ose ushtri, rasti i fundit është vazhdimësi e rasteve të tjera. Konsideroj nuk do të jetë rasti i fundit. Po vërehet se shteti serb dhe strukturat kriminale e terroriste kanë planifikuar me kohë të gjatë vendndodhjen me strategji të armatimeve në rast të njëkonflikti për shkëpuitjen e kOSOVëS. Dhe rasti i fundit i politikanit moderuar serb, i cili ishte repidetori i Radoiqiqit, me instruksionet e tioj dhe Vuqiqit ka vepruar në veriun e Kosovës. Me vet faktin se para disa ditë, ai kishte trembetuar se kinse për ruajtjen e qytetarëve të vendit, të krijohen rojet e lagjes, ai kishte plane të njëjta si Millan Radoiqiq dhe të tjerë. Përbën rrezik sikurse për qytetarët por edhe për krejt vendin.

Asnjë person dhe individ nuk cilësohet i fajshëm derisa të shpallet vendimi i Gjykatës. Pavarësisht deklarimeve të tij, se i është montuar ngjarja, Arsenjoviq duhet të vijë të paraqet fakte dhe prova etij para prokurorisë dhe Gjykatës. Dhe provat e faktet e mbledhura nga Prokuroria do të ballafaqohet në Gjykatë, mund të ketë avokat dhe të ketë alibi të tij. Por vet fakti se ato janë gjendur në pronat e tij, dhe ka mjaftueshëm metoda për verifikimin e tyre, se sa kohë janë vendosur. Ato armë janë të tij ose ka pasur njohuri për ekzistencën e tij. Ai duhet të vijë në Gjykatë dhe të tregojë paradrejtësisë se është i pafajshëm.

Arsenjeviq është një polikan ekstremist i cili përpiqet të fshihet prapa demokracisë dhe që ka veprimet të rrezikshme”, vijoi Islami.

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka vlerësuar aksionin si rezultat i një pune të gjatë hetimore dhe jo një rast i rastësishëm.

“Nuk është rast ‘ad-hoc’, aty për aty, por ka pasur hetime paraprake nga inteligjenca dhe Policia e Kosovës. Ka pasur informacione edhe nga qytetarët dhe rasti është zhvilluar kohë më parë. Aksioni i tillë është për t’u përshëndetur. Mirë është të vazhdohet, sepse mendohet se ka ende armatim në veri,” tha Morina.

Ai nënvizoi se në këtë aksion janë përdorur burime të ndryshme informative: “Informatat operative dhe inteligjente të Kosovës, por edhe ato të Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve janë shfrytëzuar për këtë rast. Një punë e tillë e mirë nga Policia e Kosovës rrit vullnetin për punë të mëtejshme.”

Ndërkohë, avokati Arbër Jashari ka vlerësuar se ky rast merr dimension më kompleks për shkak të përfshirjes së një politikani serb, i cili në opinionin publik është paraqitur si figurë e moderuar.

“Natyrisht, e rëndon dhe e komplikon situatën fakti që armatimi është gjetur në pronën e një politikani serb, i cili është paraqitur si një alternativë e moderuar në skenën politike. Kjo e bën më të ndërlikuar çështjen, pasi krijon përshtypjen e një krimi të sofistikuar që fshihet pas imazhit të një politikani,” deklaroi Jashari në Dukagjin.

Ai shtoi se “nëse vërtetohet se ai arsenal është vendosur me dijeni të tij, apo është pronë e tij, kemi të bëjmë me një krim shumë më të fshehtë dhe më të rrezikshëm, sepse një politikan potencialisht kriminel përdor maskën e politikës për të fshehur qëllime të rrezikshme për shtetin.”

Jashari theksoi rëndësinë e prezumimit të pafajësisë dhe nevojën që personi në fjalë të përballet me drejtësinë: “Jemi në një fazë fillestare procedurale. Të shohim nëse ai ka kurajë të vijë në Kosovë dhe të paraqitet para organeve të rendit. Sado që përpiqet të largohet nga përgjegjësia, nëse është fajtor, është e vështirë t’i shmanget. Policia ka mekanizmat për të zbuluar të vërtetën. Nëse nuk është përgjegjës, atëherë duhet të hetohet se kush është.”