36 seanca-36 dështime për konstituim të Kuvendit
Deputetët e partive politike në vend janë mbledhur edhe sot në Kuvendin e Kosovës. Për të 36-ën herë me radhë deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti u mblodhën për të konstituar kuvendin. Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj , zgjidhje nuk pati. Të pranishëm sot në seancë ishin 99 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari…

Lajme
Deputetët e partive politike në vend janë mbledhur edhe sot në Kuvendin e Kosovës.
Për të 36-ën herë me radhë deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti u mblodhën për të konstituar kuvendin.
Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj , zgjidhje nuk pati.
Të pranishëm sot në seancë ishin 99 deputetë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari thirri partitë politike që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.
Si në seancat e kaluara edhe sot dështoi ky votim i cili mori veç 53 për, kundër një dhe s’ka abstenim.
Deputetët pritet të mblidhen pas 48 orëve, në ora 11:00./Lajmi.net/