Basha në rolin e “analistit”: E paarsyeshme për deputetët që çohen vishen ndreqen e vijnë në Kuvend, e në fund e s’votojnë

Deputeti i VV-së, Dimal Basha është deklaruar para seancës konstituive të 36-të. Basha tha se është faji tek partitë e tjera që nuk po votojnë, e sipas tij nga Vetëvendosje kanë dhënë tanimë një propozim që s’kanë pse e ndryshojnë. “Presim ndryshim të qëndrimeve për shkak se është shumë i rëndësishëm konsistuimi, Është e paarsyeshme…

Lajme

23/06/2025 11:03

Deputeti i VV-së, Dimal Basha është deklaruar para seancës konstituive të 36-të.

Basha tha se është faji tek partitë e tjera që nuk po votojnë, e sipas tij nga Vetëvendosje kanë dhënë tanimë një propozim që s’kanë pse e ndryshojnë.

“Presim ndryshim të qëndrimeve për shkak se është shumë i rëndësishëm konsistuimi, Është e paarsyeshme për secilin deputet që çohet veshët, ndreqet e nuk ja lë shenjë, as pro as kundër as.Për neve si parti fituese e zgjedhjeve po thonë se përgjegjësia më e madhe na vjen neve, ne kemi 57 deputetë që votojnë- pra pse 4 deputetë të opozitës s’janë për. Pra duhet me ardhë së paku 4 nga opozita që me kalu ky ngërç Për neve është jashtëzakonisht e rëndësishme që kur të vini këtu, le të votojnë. Ne i kemi kandidu Albulena Haxhiu, nuk ka vërejtje as prej juve as prej qytetarëve, është e paarsyeshme me qëndru kundër. Besoj se opozita duhet me rujt këtë energji kundër Serbisë, e jo me luftu Albulena Haxhiun”,tha Basha, shkruan lajmi.net.

Dimal Basha theksoi se pyetja vlen për opozitën se pse po vijën në Kuvend, e s’po votojnë as për as kundër.

“Për neve është me rëndësi kush është bllokuesi. Unë si deputet kam ardhur dhe po votoj për. Qytetari e ndëshkona të që nuk voton, jo atë që nuk voton.Ne s’duhet me i prih, pyetja është për opozitën pse jeni ardhur kur nuk votoni as pro as kundër. Jemi tu fol për komisionin, as komisioni so t’u kalu.Kryesia e Kuvendit na takon krejtve”,shtoi ai.

Gazetarët e pyetën Bashën se a po u intereson sado pak për zhvillimet në botë, derisa ai tha se s’mund ta lidhin Iranin me Kuvend.

“Iranin po do me e lidhë me Kuvend a? Po kujt s’po ja nin?- Unë jam t’u votu a po votoj unë për? S’është punë inati, po na takon neve propozimi. Aktgjykimi thotë se propozimin duhet me e bë Vetëvendosje. LDK-ja ka thënë se s’do e pengoj konstituimin. Tash kush po e pengon?”./Lajmi.net/