Guri i LDK-së: Nuk besoj që mund të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit është në seancë që po gjykohet për sulmin ndaj Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Paris Guri është deklaruar sot për media në lidhje me dështimin e 35-të seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq sot është edhe seanca e 36-të me radhë. Ai ka thënë se sot nuk mund të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare e Kuvendit po gjykohet për sulmin që i kanë bërë…

Lajme

23/06/2025 11:01

Deputeti i LDK-së, Paris Guri është deklaruar sot për media në lidhje me dështimin e 35-të seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq sot është edhe seanca e 36-të me radhë.

Ai ka thënë se sot nuk mund të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare e Kuvendit po gjykohet për sulmin që i kanë bërë Kuvendit të Kosovës .

“N uk ka asnjë tentim për zgjidhje, për arsye që kryeministri është shprehur edhe publikisht që nuk ka interes nga populli që të zgjidhet kjo çështje. Përderisa ne sot do të duhej të mblidheshim këtu të diskutonim për problemin me energji elektrike, ne do të mblidhemi këtu e me diskutu a me votu me votim të fshehur a të hapur.  Është gjendje shqetësuese edhe qasjen mendoj që duhet me ndërru i pari, pasi që atij i takon përgjegjësia me e zgjidh kryetarin e Kuvendit.  Po ndëshkohet populli i Kosovës dhe kjo është fatkeqësia më e madhe, nuk ka lidhje cila parti ndëshkohet”, ka thënë Guri. /Lajmi.net/