Zgjedhjet e mundshme nacionale, Tahiri: LVV do të jetë humbësi më i madh i tyre

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është deklaruar sot për media para se të filloj seanca e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se secili deputet ka përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese të shkoj në Kuvend për të formuar institucionet, por që sipas tij në këtë situatë bllokuesit janë Lëvizja Vetëvendosje. “Këtu nuk…

Lajme

23/06/2025 10:39

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është deklaruar sot për media para se të filloj seanca e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se secili deputet ka përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese të shkoj në Kuvend për të formuar institucionet, por që sipas tij në këtë situatë bllokuesit janë Lëvizja Vetëvendosje.

“Këtu nuk jemi të bllokuar te partitë e tjera por te partia e parë, pasi që meqë është në të drejtën e saj për të bërë propozimin dhe duke pas parasysh që nuk ka shumicë parlamentare atëherë këta kanë vendos me e blloku situatën. Këtë situatë nuk mund ta bllokoj asnjë parti tjetër, përpos partisë së parë në këtë rast LVV. Atyre iu takon të marrin veprime. Në i kemi hap rrugë tashmë që janë disa kandidat që mund të votohen nga PDK mirëpo LVV dhe Albin Kurti kanë vendosur me e blloku këtë situatë”, ka thënë Tahiri.

Në rast se do të mbahen zgjedhje tjera nacionale, Tahiri ka thënë se LVV do të jenë humbësit më të mëdhenj.

“Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ka me qenë LVV. Sepse shihet qartë që këta nuk kanë partnerë me qeveris dhe në matjet e fundit të opinionit publik është partia që e ka rënjën më të madhe. Në anën tjetër nuk janë njerëz që bashkëpunojnë në të mirë të qytetarëve dhe interesave. Të gjitha partitë e tjera, përfshirë edhe PDK kanë dhënë mundësi dhe ato hapat e tyre për ta zhbllokuar situatën, dhe është e vetmja LVV dhe padyshim ashtu siç duket qartë në matjet e opinionit publik, LVV do të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/