Marrëveshje për 90 milionë eurot nga Banka Botërore, Bajrami-Muratit: Mos dezinformo, ti si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Muratit i cili tha se marrëveshja e Bankës Botërore për ti dhënë Kosovës 90 milionë euro me 0% kamatë nuk po arrihet të ratifikohet për shkak të bllokadës në Kuvend. Ai ka alarmuar se kjo marrëveshje nëse nuk ratifikohet deri në…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Muratit i cili tha se marrëveshja e Bankës Botërore për ti dhënë Kosovës 90 milionë euro me 0% kamatë nuk po arrihet të ratifikohet për shkak të bllokadës në Kuvend.
Ai ka alarmuar se kjo marrëveshje nëse nuk ratifikohet deri në shtator, këto para mund t’i merren Kosovës dhe t’i ofrohen një shteti tjetër, shkruan lajmi.net.
E në lidhje me këtë deklarim të tij, Bajrami i ka bërë thirrje Muratit të “mos dezinformoj”.
“E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat. Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni, se kot e ke. E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive”, ka shkruar Bajrami.