1 euro çmimi i kafesë që pihet pranë detit në Shqipëri- rreth 2 euro një kafe që pihet në pluhurin e mbeturinat e Prishtinës!

Çmimet ekstrem të larta që kanë përfshirë thuajse secilin sektor në Kosovë, po e vështirësojnë edhe më tepër jetesën. Çmime të larta në banim, në energji-elektrike, në furnizim me ujë e deri tek blerja e produkteve ushqimore e higjienike. E çmime ekstrem të larta së fundi pati edhe në kafe- anembanë vendit. Madje nga 1…

Lajme

23/06/2025 10:19

Çmimet ekstrem të larta që kanë përfshirë thuajse secilin sektor në Kosovë, po e vështirësojnë edhe më tepër jetesën.

Çmime të larta në banim, në energji-elektrike, në furnizim me ujë e deri tek blerja e produkteve ushqimore e higjienike.

E çmime ekstrem të larta së fundi pati edhe në kafe- anembanë vendit.

Madje nga 1 korriku është paraparë që një kafe në Prishtinë të paguhet 3 euro.

Por ndryshe nga Prishtina ku kafen njeriu e pi përplot me pluhur, tym të zi, mbeturina e asgjë të bukur në Shqipëri e pi përballë detit, të pastër e të ndritshëm të Shëngjinit me vetëm 1 euro.

100 lekë kushton një kafe-espresso pikërisht në një prej plazheve në Shëngjin, transmeton lajmi.net.

Pushues të cilët gjenden për momentin në Shqipëri kanë deklaruar se çmimet janë më të lira se në Kosovë, sa i përket gastronomisë./Lajmi.net/