Murati: 90 milionë euro nga Banka Botërore për Kosovën nuk po mund të ratifikohen për shkak të moskonstituimit të Kuvendit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar sot në lidhje me 90 milionë euro të cilat janë ndarë nga Banka Botërore për Kosovën, e të cilat sipas tij po e presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar. Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky lloj financimi ka…

Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar sot në lidhje me 90 milionë euro të cilat janë ndarë nga Banka Botërore për Kosovën, e të cilat sipas tij po e presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky lloj financimi ka kamatë 0% prandaj edhe e ka quajtur të veçantë.
“Shumë shtete do të dëshironin të përfitonin nga një financim i tillë, por Kosova është ndër shtetet e rralla që ka përfituar falë reformave të ndërmarra dhe menaxhimit të mirë të financave publike. Partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin, ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim, duke prolonguar kështu ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Por Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht”, ka shkruar Murati.
Ai gjithashtu ka thënë se nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet deri në shtator, ka rrezik që këto mjete t’i merren Kosovës dhe ti ofrohen një shteti tjetër.
“Prandaj është jetike që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje. Inatet politike nuk do të duhej t’i kushtonin shtetit tonë”, ka thënë Murati. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij në Facebook: