Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten! “Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, tha për BBC, Dr. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy. “Kjo frikë do të reflektohet edhe te çmimi i naftës, sa më…

Bota

22/06/2025 12:02

Çmimet globale të naftës pritet të rriten!

“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, tha për BBC, Dr. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy.

“Kjo frikë do të reflektohet edhe te çmimi i naftës, sa më e madhe të jetë frika, aq më i madh ndikimi”, shtoi ajo.

Nafta e papërpunuar Brent e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit me gati 20% muajin e fundit.

Pavarësisht këtyre rritjeve, çmimet e naftës janë ende më të ulëta se në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Kostoja e naftës së papërpunuar ndikon që nga furnizimi i automjetit me karburant deri te çmimet e ushqimeve në supermarkete.