Ushtria izraelite thotë se i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit për vite me radhë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se i kanë përgatitur sulmet e tyre kundër Iranit prej shumë vitesh. Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, thotë se përgatitjet u përshpejtuan në muajt e fundit në “fshehtësi të rreptë”, shkruan BBC. Pa dhënë detaje, Zamir thotë se operacioni u bë i mundur “falë konvergjencës së kushteve…

Bota

20/06/2025 23:25

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se i kanë përgatitur sulmet e tyre kundër Iranit prej shumë vitesh.

Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, thotë se përgatitjet u përshpejtuan në muajt e fundit në “fshehtësi të rreptë”, shkruan BBC.

Pa dhënë detaje, Zamir thotë se operacioni u bë i mundur “falë konvergjencës së kushteve operacionale dhe strategjike”, dhe se vonesa e sulmeve do të kishte rrezik të humbiste ato kushte dhe ta vinte Izraelin në disavantazh.

“Falë një sulmi të fuqishëm dhe të papritur, arritëm rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi Zamir.