Peci eskalon me fjalor ndaj Abdixhikut, e quan “gojëlëshuar” e “pishpirik”: A je n’vete?
Ministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar Faton Peci është nervozuar paksa me deklarimet publike të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Anipse Kurti i kërkoi vazhdimisht koalicion Abdixhikut, Peci tanimë e quajti “gojëlëshuar”. Peci tha se është e pakuptimtë e irrituese, e tmerrshme të dëgjohet Lumir Abdixhiku duke e cilësuar Donika Gërvallën si “të paedukatë”.…

Lajme
Ministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar Faton Peci është nervozuar paksa me deklarimet publike të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Anipse Kurti i kërkoi vazhdimisht koalicion Abdixhikut, Peci tanimë e quajti “gojëlëshuar”.
Peci tha se është e pakuptimtë e irrituese, e tmerrshme të dëgjohet Lumir Abdixhiku duke e cilësuar Donika Gërvallën si “të paedukatë”.
“Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare”,shtoi ai.
Peci tha se Donika Gërvalla është e lidhur me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respekt sublim.
“Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku”,shtoi ai.
Postimi i plotë:
Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’.
Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare.
A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!
Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari:
Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë:
– familja e fortë e shqiptarit,
– rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut,
– lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe
– flijimi i familjes Jashari.
Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim.
Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!./Lajmi.net/