Njoftim nga KEK-u: Njësia A3 rikthehet në operim

KEK përmes një njoftimi ka treguar se Njësia A3 është rikthyer në operim. Kjo njësi e Termocentralit “Kosova A” ishte ndaluar në mënyrë të paplanifikuar dje, shkruan lajmi.net Ndërkaq, dje përveç njësisë A3, KEK tha se njësia A4 e TC Kosova A ndodhet në remont që nga data 16.05.2025. Po ashtu, KEK dje tha se…

Lajme

20/06/2025 12:12

KEK përmes një njoftimi ka treguar se Njësia A3 është rikthyer në operim.

Kjo njësi e Termocentralit “Kosova A” ishte ndaluar në mënyrë të paplanifikuar dje, shkruan lajmi.net

Ndërkaq, dje përveç njësisë A3, KEK tha se njësia A4 e TC Kosova A ndodhet në remont që nga data 16.05.2025. Po ashtu, KEK dje tha se në njësinë A5 të TC Kosova A, më 17.06.2025 është vërejtur humbje e ujit në kaldajë.

Njoftimi i plotë:

Njësia A3 rikthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A”, e cila dje ishte ndalur në mënyrë të paplanifikuar, është rikthyer në operim sot, më 19.06.2025, rreth orës 08:00.

Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit “Kosova A”, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00.

Aktualisht, njësia A3 është në operim të rregullt dhe gjendja e saj është stabile.

KEK sh.a. do të vazhdojë të informojë me transparencë për çdo zhvillim që ndikon në operimin e njësive dhe furnizimin me energji./lajmi.net/