Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, nisin hetimet për rastin

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, nga të cilët u tha se vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se…

Lajme

20/06/2025 11:37

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, nga të cilët u tha se vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Flaka e Janarit’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar për lajmi.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese./Lajmi.net/