Drenas: Arresohet një person pasi goditi një të mitur në kokë
Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se e ka goditur një të mitur me shkop druri në kokë. Policia ka njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, prej nga është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, është…

Lajme
Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se e ka goditur një të mitur me shkop druri në kokë.
Policia ka njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, prej nga është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, që çuan në kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”.