Sherifi: Nëse nuk i qëndron marrëveshjes me Limajn, Kurti ka telashe me 4 mandate

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për ujdinë e Albin Kurtit me Fatmir Limajn, e cila parasheh që ky i fundit të bëhet kryetar i Kuvendit. Ai ka bërë me dije se nëse Kurti i përmbahet kësaj marrëveshje ecja përpara do të jetë më e lehtë. Në emisionin “Pressing” të T7,…

Lajme

20/06/2025 08:43

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për ujdinë e Albin Kurtit me Fatmir Limajn, e cila parasheh që ky i fundit të bëhet kryetar i Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se nëse Kurti i përmbahet kësaj marrëveshje ecja përpara do të jetë më e lehtë.

Në emisionin “Pressing” të T7, ai ka thënë se në të kundërtën të parit të VV-së do t`i duhen edhe 4 vota në Kuvend.

“Kjo e tashmja më shumë reflekton nervozën që ka për shkak të pamundësisë për të gjetë edhe një deputet. Nëse e mban marrëveshjen me Limajn, ta zgjedh kryetar të Kuvendit, atëherë janë 60 mandate, pra i nevojitet edhe një për të ecur përpara. Nëse nuk i qëndron në parim kësaj marrëveshje, atëherë ka telashe me 4 mandate”, ka thënë Sherifi.