“Prishtina e pastër, e gjelbër, me duar të pastra” – Çeku e fillon fushatën me premtime që janë bërë bajat

Kandidati i VV-së për komunën e Prishtinës, Hajrullah Çeku ka filluar fushatën me premtime që qytetarët e kryeqytetit ka dekada që i dëgjojnë. “Prishtina e pastër, e gjelbër, me duar të pastra”, disa nga fjalët që Çeku i bëri në postimin e tij, transmeton lajmi.net Ai tha se Prishtina mund dhe do të bëhet. Postimi…

Lajme

19/06/2025 21:42

Kandidati i VV-së për komunën e Prishtinës, Hajrullah Çeku ka filluar fushatën me premtime që qytetarët e kryeqytetit ka dekada që i dëgjojnë.

“Prishtina e pastër, e gjelbër, me duar të pastra”, disa nga fjalët që Çeku i bëri në postimin e tij, transmeton lajmi.net

Ai tha se Prishtina mund dhe do të bëhet.

Postimi i plotë:

Lëvizja për Prishtinën!
Sot nuk po nisim vetëm një fushatë, por një rrugëtim afatgjatë për kryeqytetin që duam. Ky është bashkim vullnetesh i njerëzve që Prishtinën e duan përnjëmend. Lëvizja për Prishtinën ka filluar.
Prishtina mund të bëhet, Prishtina do të bëhet. Do ta bëjmë bashkë. Zgjidhjet konkrete për problemet e Prishtinës do t’i hartojmë bashkë me qytetarët. Ato do t’i zbatojmë serish bashkë me qytetarët.
Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për kryetarin, kryesinë, anëtarët dhe aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Besimin që më kanë dhënë do ta kthejmë në fitore dhe qeverisje të mirë.
Angazhimi fillon sot. Për Prishtinën tonë. Të pastër e të gjelbër, me duar të pastra e vizion zhvillimor, me mirëqenje për të gjithë, sidomos për ata që kanë më së shumti nevojë. Për fëmijët tanë dhe ata që ende nuk kanë lindur.
Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë./lajmi.net/