E dhimbshme: Mërgimtari nga Kosova vdiq në një aksident trafiku në Francë
Të martën në media u raportua për një ngjarje tragjike në Francë, ku një i ri nga Kosova humbi jetën. Si pasojë e një aksidenti një mërgimtar kosovar dyshohet se ka ka humbur jetën atje. Ngjarja u konfirmua nga policia dhe organet shëndetësore franceze. Siç bëhet e ditur viktima është V.B, nga fshati Duboc i…

Lajme
Të martën në media u raportua për një ngjarje tragjike në Francë, ku një i ri nga Kosova humbi jetën.
Si pasojë e një aksidenti një mërgimtar kosovar dyshohet se ka ka humbur jetën atje. Ngjarja u konfirmua nga policia dhe organet shëndetësore franceze.
Siç bëhet e ditur viktima është V.B, nga fshati Duboc i Vushtrrisë, me banim në Francë.
Ai ishte pjesë e diasporës shqiptare që jetonte dhe punonte në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen.
Derisa ende nuk janë bërë të ditura informacionet rreth ceremonisë së varrimit.
Familjarët njoftuan se kjo do të bëhet e ditur me kohë.