32 tentime pa zgjidhje- deputetët mblidhen sot për të 33 herë
Deputetët do të mblidhen sërish sot, në përpjekje për ta bërë kuvendin e ri. Vazhdimi i seancës sot shënon tentimin e 33-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca sot është paraparë të mbahet prej orës 11:00. Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë…

Lajme
Deputetët do të mblidhen sërish sot, në përpjekje për ta bërë kuvendin e ri. Vazhdimi i seancës sot shënon tentimin e 33-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Seanca sot është paraparë të mbahet prej orës 11:00.
Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Albulena Haxhiu gjashtë herë ka dështuar për kryeparlamentare, direkt me vota të hapura, dhe më shumë se njëzet herë ka dështuar formimi i komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit, të cilin po e kundërshtojnë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim në Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.
Vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.
Thirrje për zhbllokim të situatës ka në vazhdimësi, brenda dhe jashtë Kosovës.