Ish kandidati për deputeti i AAK-së, Hamdi Bytyqi do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Suharekës
Hamdi Bytyqi, do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Në lidhje me këtë, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook. “Frymën e investimeve të Qeverisë qendrore do ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal. Garancë për këtë është alternativa qeverisëse lokale…

Lajme
Hamdi Bytyqi, do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Në lidhje me këtë, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.
“Frymën e investimeve të Qeverisë qendrore do ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal. Garancë për këtë është alternativa qeverisëse lokale e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka në qendër qytetarin dhe komunitetin. Bashkëpunimi qeveri qendrore dhe ajo lokale është binomi i nevojshëm për të shtyrë përpara projektet aq shumë të nevojshme për të mirën e qytetarëve në Therandë e kudo në Kosovë. Le të angazhohemi çdo ditë, gjithandej lagjeve e fshatrave të Therandës për fitoren e madhe”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Hamdi Bytyqi ishte kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2021.
Ai së fundmi ushtronte detyrën e drejtorit të shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i VV-së: