Tragjedi në Gjipe, helika e skafit ia pret gjymtyrët turistit gjerman
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Sipas policisë, i dëmtuari rëndë është një turist gjerman 46-vjeçar, i cili ka pësuar prerje gjymtyrësh nga helika e një skafi, raporton Lapsi.al Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit. Burimet zyrtare nga…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë.
Sipas policisë, i dëmtuari rëndë është një turist gjerman 46-vjeçar, i cili ka pësuar prerje gjymtyrësh nga helika e një skafi, raporton Lapsi.al
Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit.
Burimet zyrtare nga policia e Vlorës bënë të ditur se, ngjarja ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, kur gjermani me inicialet D. S., ka qenë duke bërë zhytje.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.
Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.
Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.