Sorensen pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam numër të hapave konkret që të normalizohen marrëdheniet me Kosovën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është deklaruar pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje në margjinat e “GLOBSEC”. Sorensen me anë të një postimi në “X” tregoi se temë diskutimi ishte normalizmi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, shkruan lajmi.net “Fola me presidentin e Serbisë në margjinat e…

Lajme

14/06/2025 17:41

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është deklaruar pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje në margjinat e “GLOBSEC”.

Sorensen me anë të një postimi në “X” tregoi se temë diskutimi ishte normalizmi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, shkruan lajmi.net

“Fola me presidentin e Serbisë në margjinat e GLOBSEC. Diskutuam një numër hapash konkretë të nevojshëm për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën” tha Sorensen.

Në lidhje me këtë takim dje u deklarua edhe Vuçiq me anë të një postimi në Instagram.

“Një bisedë kuptimplotë dhe konstruktive me Peter Sorensen, mbi vazhdimin e dialogut nën lehtësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Theksova se Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me njohje të qartë të interesave të popullit tonë”, tha presidenti serb në postimin e tij.

Gjatë kësaj jave, Sorensen pati një takim trelateral mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq./lajmi.net/