200 avionë luftarakë izraelitë u përdorën në sulmet ndaj Iranit- SHBA me alarm sigurie për punonjësit e tyre
Bota u trondit në orët e para të mëngjesit të sotëm kur kuptoi se Izraeli nisi një sulm të paprecedentë ndaj Iranit, duke synuar zemrën e programit bërthamor të vendit si dhe udhëheqësit e lartë ushtarak. Irani filloi hakmarrjen menjëherë pas kësaj, duke rritur përsëri frikën e një konflikti më të gjerë në Lindjen e…

Bota
Bota u trondit në orët e para të mëngjesit të sotëm kur kuptoi se Izraeli nisi një sulm të paprecedentë ndaj Iranit, duke synuar zemrën e programit bërthamor të vendit si dhe udhëheqësit e lartë ushtarak.
Irani filloi hakmarrjen menjëherë pas kësaj, duke rritur përsëri frikën e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa vendet anembanë botës u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet.
Por çfarë dihet deri më tani?
Sulmi, Izraeli përdori 200 avionë luftarakë në sulmin e tij, duke hedhur më shumë se 330 municione të ndryshme dhe duke goditu më shumë se 100 objektiva në të gjithë Iranin, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Sulmi u raportua të mos jetë njëditor.
Shënjestrat e tyre- Sulmi kishte në shënjestër udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Iranit, si dhe shkencëtarët e lartë bërthamorë, sipas një urimi izraelit të sigurisë.
U godit objekti më i madh i pasurimit të uraniumit në Iran, objekti bërthamor i Natanzit, por nuk është zbuluar ndonjë rritje e niveleve të rrezatimit, sipas organit mbikëqyrës të OKB-së.
Komandantët e vrarë: Disa komandantë të lartë iranianë u vranë në sulme. Këta përfshijnë gjeneralin Hossein Salami, komandantin e fuqishëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit; gjeneralmajorin Mohammad Bagheri, oficerin më të lartë ushtarak të Iranit; dhe ish-shefin e sigurisë kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani.
Irani hakmerret: Teherani u përgjigj duke qëlluar më shumë se 100 dronë drejt territorit izraelit, sipas IDF. IDF tha se mbrojtja izraelite po punonte për të kapur dronët.
Pozicioni i SHBA-ve: Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se nuk kishte përfshirje ose ndihëm të SHBA-së në sulme. Përpara sulmit, presidenti Trump tha se nuk donte që Izraeli të synonte Iranin, ndërsa negociatat e SHBA-së për një marrëveshje bërthamore vazhdojnë.
Gjendje e jashtëzakonshme: Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme , duke mbyllur shkollat, duke ndaluar tubimet shoqërore dhe duke këshilluar kundër punës jo-thelbësore. Spitalet izraelite janë urdhëruar të ndalojnë aktivitetet ambulatore dhe jo-urgjente dhe të zhvendosen në zona të mbrojtura, dhe ushtria izraelite po thërret “dhjetëra mijëra” ushtarë për t’u përgatitur për atë që do të vijë më pas.
Hapësirat ajrore të mbyllura: Izraeli, Irani dhe Jordania kanë mbyllur të gjitha hapësirat e tyre ajrore. Aeroporti Ben Gurion, aeroporti kryesor në Tel Aviv, është i mbyllur për të gjitha nisjet dhe uljet.
Reagimet globale: Vende anembanë botës, përfshirë Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Britaninë, Australinë dhe Zelandën e Re kanë shprehur alarm – me disa që i kritikojnë sulmet e Izraelit si përshkallëzuese. Shumica po u bëjnë thirrje të dy vendeve të ulin tensionet dhe të ruajnë stabilitetin në rajon.
Alarm sigurie në Amerikë: SHBA-të kanë lëshuar një alarm sigurie duke u drejtuar të gjithë punonjësve qeveritarë në Izrael dhe familjeve të tyre që të strehohen në vend dhe u kanë këshilluar qytetarëve amerikanë që të marrin masa paraprake dhe të dinë vendndodhjen e strehës së tyre më të afërt në rast të sulmeve të mundshme./Lajmi.net/