Tri të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri të mitura kanë tentuar të arratisen nga një strehimore në Lipjan, ku janë të vendosura për rehabilitim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Njoftimi i plotë: ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA, E MBETUR NË TENTATIVË- Lipjan  07.06.2025 – 22:20. Tri vajza të dyshuara…

Lajme

08/06/2025 08:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri të mitura kanë tentuar të arratisen nga një strehimore në Lipjan, ku janë të vendosura për rehabilitim.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Njoftimi i plotë:

ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA, E MBETUR NË TENTATIVË- Lipjan  07.06.2025 – 22:20. Tri vajza të dyshuara të mitura, janë intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, nën dyshimin se të njëjtat kanë tentuar të arratisen nga strehimorja ku ishin të vendosura për rehabilitim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. /Lajmi.net/