Ish-Presidenti kroat, Mesiç shpallet qytetar nderi i Gjilanit, me iniciativë të LDK-së
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka publikuar disa fotografi me ish-Presidentin e Kroacisë dhe mikun e madh të Kosovës, Spjepan Mesiç. Haziri bëri të ditur se Gjilani e nderoi ish-Presidentin duke e shpallur qytetar nderi. Nder i madh për anamoravën e Gjilanin e cilësoi ai. E plotë: Mirëseardhje në shtëpinë e…

Lajme
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka publikuar disa fotografi me ish-Presidentin e Kroacisë dhe mikun e madh të Kosovës, Spjepan Mesiç.
Haziri bëri të ditur se Gjilani e nderoi ish-Presidentin duke e shpallur qytetar nderi. Nder i madh për anamoravën e Gjilanin e cilësoi ai.
E plotë:
Mirëseardhje në shtëpinë e Rugovistëve në Gjilan
Pas presidentit shqiptar, Bajram Begaj, jemi të lumtur që me iniciativë të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, presidenti historik i Kroacisë, Stjepan Mesić, u shpall sot Qytetar Nderi i Gjilanit.
Ky është nder i madh për Gjilanin dhe Anamoravën.
Lidhjen e Mesic-it me Kosovën e bëri ati themeltar i Republikës së Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova, qysh në fillimvitet 90-ta.
Për herë të parë e kam takuar së bashku me presidentin, Fatmir Sejdiu, në negociatat për statusin final të Kosovës dhe i jam mirënjohës përjetë për mbështetjen e këshillat, në mënyrë që ta kapitalizojmë maksimalisht këtë proces historik.
Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen, nën kujdesin e LDK-së. Jo vetëm miq, por gardianë të Gjilanit e Qytetarë Nderi!
Mirëseardhje në shtëpinë e Rugovistëve në Gjilan
Pas presidentit shqiptar, Bajram Begaj, jemi të lumtur që me…
Posted by Lutfi Haziri on Friday, June 6, 2025