KFOR-i dhuron pajisje në disa komuna të Kosovës, në mbështetje të komuniteteve të ndryshme

Komanda Rajonale West (RC-W) e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka realizuar disa donacione përmes ekipeve të saj të bashkëpunimit civilo-ushtarak (CIMIC), duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në zonën e tyre të përgjegjësisë në Kosovë. RC-W dhuroi një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, pajisje shkollore në Malishevë, pajisje…

Lajme

06/06/2025 14:46

Komanda Rajonale West (RC-W) e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka realizuar disa donacione përmes ekipeve të saj të bashkëpunimit civilo-ushtarak (CIMIC), duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në zonën e tyre të përgjegjësisë në Kosovë.

RC-W dhuroi një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, pajisje shkollore në Malishevë, pajisje mjekësore në Mamushë, sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit në Deçan, si dhe një karrige elektrike në Istog.

Këto iniciativa synojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

KFOR-i përsëriti përkushtimin e tij për të zbatuar mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Në këtë kuadër, KFOR-i vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.