AAK zyrtarizon kandidatët në 8 komuna – Bekë Berisha ia mësyn Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar në 8 komuna. Në postimin që e ka bërë kryetari I këtij subjekti, Ramush Haradinaj, është treguar se sot AAK e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, shkruan lajmi.net Bekë Berisha do të jetë kandidat i AAk-së për komunën e Prishtinës. Kurse, janë rikandiduar…

Lajme

05/06/2025 18:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar në 8 komuna.

Në postimin që e ka bërë kryetari I këtij subjekti, Ramush Haradinaj, është treguar se sot AAK e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, shkruan lajmi.net

Bekë Berisha do të jetë kandidat i AAk-së për komunën e Prishtinës.

Kurse, janë rikandiduar kryetarët aktual të komunave si: Ardian Gjini për Gjakovë, Bali Muharremaj për Suharekë, Smajl Latifi për Rahovec, Zenun Elezaj për Klinë dhe Bashkim Ramosaj për Deçan.

Në Pejë, AAK-ja do të garoj me Ali Berishën, kurse në Artanë me Ajet Avdylin.

Postimi i plotë:

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi këto kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

• Në Gjakovë: Ardian Gjini
• Në Pejë: Ali Berisha
• Në Suharekë: Bali Muharremaj
• Në Rahovec: Smajl Latifi
• Në Klinë: Zenun Elezaj
• Në Deçan: Bashkim Ramosaj
• Në Prishtinë: Bekë Berisha

• Në Artanë: Ajet Avdyli

Gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin.
Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor./lajmi.net/